Filmi i ri i James Bond, kolona zanore i besohet Dua Lipës

Dua Lipa është përzgjedhur për të kënduar kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond që do të shoqërohet edhe me nje videoklip.

Xhirimet e këtij klipi priten të nisën në muajin gusht në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.

Në të vërtetë, thashethemet se Dua do të ishte pjesë e filmit të agjentit më të famshëm kishin nisur prej kohësh, por këngëtarja me origjinë nga Kosova kishte mohuar se po regjistronte ndonjë këngë.

Atë kohë, Dua deklaroi se një ftesë të tillë do ta priste me kënaqësi.

Padyshim se ky është një tjetër sukses për 23-vjeçare e cila këtë vit për herë të parë arriti të rrëmbejë edhe 2 çmime të rëndësishme “Grammy”.

Dua tashmë qëndron mes emrave të njohur si Adele, Sam Smith, Jack White dhe Chris Cornell të cilët më parë kanë realizuar kolonën zanore të filmave të James Bond.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet