Fillon programi i lutjeve në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Në kuadër të programit do të bëhen tekbire dhe salavate ndërsa do të lexohet edhe Kur’an.

Me namazin e xhumasë që do të falet pas 86 vitesh në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes, në organizim të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) filloi programi i lutjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të programit do të bëhen tekbire dhe salavate ndërsa do të lexohet edhe Kur’an.

Imamë të ndryshëm do ta lexojnë suren Merjem, Jasin dhe gjatë programit.

Gjithashtu gjatë programit do të lexohen edhe sure të tjera ndërsa do të përfundojë me lutjen e kryetarit të Diyanetit, Ali Erbaş.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet