Fillon “lufta” ndërmjet Xiaomi dhe Apple, ja arsyeja…

Ditën e Hëne Xiaomi kishte përgatitur disa supriza anti-Apple. Pas prezantoi gjeneratën e dytë të Mi Mix, kompania zbuloi një laptop të ri, një alternativë e lirë e Macbook Air por me Windows.

Laptopi i parë i kompanisë erdhi në verën e 2016-ës dhe ishte përballja e parë direkte me kompjuterat e shtrenjtë të Apple.

Mi NoteBook Pro ka një ekran 15.6 inç, procesor Intel Core i7, 16GB RAM dhe grafika Nvidia GeForce MX150.

Në tërësi ky kombinim e bën laptopin 40% më të fuqishëm sesa modeli i vitit të kaluar.

Mi NoteBook Pro përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve brenda trackpadit, mbështetje tre-në-një për kartat SD, USB-C, porta e zakonshme UB, portë për kufjet 3.5 mm dhe një portë HDMI.

Laptopi i ri fillon nga 858 dollar për modelin me core i5 dhe 8GB RAM. Modeli me Core i7 vjen me 8GB RAM dhe 16GB RAM dhe kushton 980 dhe 1072 dollar respektivisht.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet