Fillojnë aktivitetet e Turqisë për presidencën në SEECP

Turqia mori detyrën e presidencës së radhës për një periudhë 1 vjeçare më 1 korrik 2020

Aktiviteti i parë i presidencës së radhës për periudhën 2020-2021 që Turqia ka në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), do të realizohet online nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë në mjedise dixhitale përgjatë periudhës 30 shtator – 1 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia mori detyrën e presidencës së radhës për një periudhë 1 vjeçare më 1 korrik 2020. Ajo ka kryer presidencën e radhës në vitet 1998-1999 dhe në 2009-2010 në SEECP në mesin e të cilës përfshihen Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut dhe e cila mbart cilësinë e forumit më të gjerë të bashkëpunimit rajonal, ku janë të përfshirë 13 vende të Evropës Juglindore.

Në kuadrin e SEECP, përgjatë periudhës 30 shtator – 1 tetor 2020 në organizimin e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë do të mbahet online programi me temë “Seminari për zhvillimet në arsimin e brendshëm dhe para profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve pas COVID-19”.

Në seminarin që do të zhvillohet duke marrë për bazë parimet e “pronësisë rajonale” dhe “gjithëpërfshirja” që përbëjnë themelin e SEECP, do të trajtohen temat për vështirësitë me të cilat përballen gjyqtarët, prokurorët dhe institucionet arsimore të gjyqësorit në vendet pjesëmarrëse të SEECP si dhe zhvillimi i bashkëpunimit në këtë fushë.

Me seminarin do të vlerësohen zhvillimet pas COVID-19 në institucionet e arsimore gjyqësore në vendet e Evropës Juglindore si dhe do të sigurohet formimi i bashkëpunimit në fushat e mundshme duke përcaktuar strategji të reja.

Në seminarin që do të mbahet në anglisht në një platformë dixhitale mes 30 shtator-1 tetor do të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve arsimore gjyqësore në vendet pjesëmarrëse të SEECP.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet