Filloi takimi Erdoğan-Putin në Soçi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan takimin e tij me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, e vlerësoi se “Do të ofroj një mundësi që paqja të trajtohet shumë më fuqishëm”.

Takimi kokë me kokë mes presidentit turk Erdoğan dhe homologut të tij rus Putin, filloi në Rezidencën e Presidencës së Rusisë, raporton AA.

Erdoğan, në fjalimin e tij në pjesën e hapur të takimit për media duke falënderuar Putinin shprehu bindjen se ftesa do të ofrojë përfitime gjatë këtyre ditëve kritike në rajon.

“Edhe para këtij procesi kishim takime shumë të dobishme poashtu në lidhje me këtë temë. Natyrisht, me këtë rast do të kemi mundësinë të trajtojmë edhe marrëdhëniet bilaterale. Me këtë rast do të ofroj një mundësi që paqja të trajtohet shumë më fuqishëm. Mendoj se ky takimi ynë do të ofrojë mundësi serioze për operacionin ‘Burimi i Paqes’.”, tha presidenti turk.

Erdoğan në takim shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalın dhe kreu i inteligjencës turk (MIT) Hakan Fidan.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet