Filloi rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, bëhet park i ri

Ferizaj bëhet edhe me një park të ri, bëri të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kjo pasi nisi rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve.

“Një park i ri po i shtohet zemrës së qytetit tek lokacioni i Stacionit të Vjetër të Autobusëve, me fushën sportive, lodra për fëmijë, qindra drunj dekorativ, një frymëmarrje e re për qytetin”, shkroi në Facebook, kryetari Aliu.

Kategoritë
LajmeVendi