Filloi Pranvera Evropiane? Protestë në Francë, Holandë, Belgjikë…

Vendet e Bashkimit Evropian si: Franca, Holanda dhe Belgjika, këto ditë po ballafaqohen me protesta të dhunshme nga e cila më së shumti është ndikuar Franca. Vala e protestave në Francë, në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit dhe standardeve të ulëta të jetesës, ka krijuar probleme edhe në vende të tjera, duke shkaktuar pengesa për kamionistët në Britani dhe Spanjë, e duke çuar në arrestime në Belgjikë, – shkruan Gazeta e Re.

Në Belgjikë, si në Francë, protestat organizohen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe për të njëjtat arsye, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Dhjetëra persona u arrestuan në Belgjikë, afër kufirit me Francën, ndërsa Spanja përjetoi bllokime trafiku në kufirin me fqinjin e saj verior.

Qeveria spanjolle ka dërguar një notë proteste tek autoritetet franceze dhe ka njoftuar edhe Komisionin Evropian. Nnumri i protestuesve në Francë ka shënuar rritje që nga fundjava, incidentet kanë vijuar edhe të shtunën.

Tri rafineritë të naftës janë bllokuar në Belgjikë. Demonstruesit nëpërmjet rrjeteve sociale thanë se qëllimi ishte të shkaktonte mungesa të karburantëve, në mënyrë që të detyronin udhëheqësit politikë të reagonin.

Sipas mediave belge, efektet tashmë janë ndjerë, sepse pompat e benzinës pranë Liqenit kanë mbetur pa karburant.

Siç u tha, kërkesat e demonstruesve belgë janë pak më të gjerë se sa në Francë. Qytetarët e vendit ankohen për rënie në fuqinë blerëse dhe të kërkojë për të ulur TVSH-në e produkteve esenciale të tilla si lëndët djegëse, ushqimore etj.

Kurse në Holandë protestuesit kundërshtojnë reformat e reja në fushën e ekonomisë.

Vendi që më së shumti është ndikuar nga këto protesta është Franca.

Për më shumë se dy javë, protestuesit të veshur me “jelekët të verdha” kanë bllokuar rrugët e Francës, kundër taksës kontraverse të naftës, për të cilën presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se do ta shtyjë përpara.

Departamenti Policor i Parisit konfirmoi se të paktën 63 persona janë arrestuar në përleshjet e dhunshme ndërmjet  protestuesve dhe policisë në demonstratat gjithëkombëtare kundër taksave në rritje dhe politikave të presidentit Emmanuel Macron.

Autoritetet e rendit në Francë kanë hedhur gaz lotsjellës top-uji dhe plumba gome në drejtim të protestuesve në Paris, të cilët tentuan të thyejnë kordonin në sheshin Champs Elysee.

Macron po kalon në periudhën më të vështirë të presidencës. Një javë më parë, mijëra protestues, të cilët janë pa lider, janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.

Rreth 84 për qind e francezëve mbështesin “Jelekët e Verdhë”

Që prej disa kohësh ndaj Macron janë bërë kritika se që kur ka marrë detyrën e deri tani ai me reformat që ka ndërmarrë ka bërë edhe më të pasur të pasurit dhe se ka vështirësuar jetën e njerëzve me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Sipas një anketimi të bërë në Francë rreth 84 për qind e francezëve mbështesin “Jelekët e Verdhë”, dhe gjithashtu theksohet se shumica e protestuesve vijnë nga grupi me të ardhura të mesme.

Ndryshe bilanci i të lënduarve ka arritur ne 456 kurse 63 të tjerë janë arrestuar. Rrjeti i Shoqërisë Civile në Paris ka bërë thirrje që policia ta zbut mënyrën e ndërhyrjes ndaj protestuesve pasi që sipas tyre dhuna e ashpër ndaj protestuesve veçse e nxit ata më shumë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
Lajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet