FIFA vendos t’i lejojë 5 zëvendësime edhe në sezonin e ardhshëm

Pesë zëvendësime do të lejohen edhe sezonin e ardhshëm, kanë njoftuar FIFA pas një takimi të Bordit të vet të mërkurën.

Megjithatë, secila garë dhe ligë do të vendosë për vete nëse dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë për t’i lejuar ekipet t’i bëjnë nga pesë zëvendësime për ndeshje edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo masë, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë klubet në menaxhimin e mbingarkesës së lojtarëve në një sezonet e prekura nga pandemia koronavirus, u përdor fillimisht për mbarimin e sezonit 2019/20.

Drejtorët e Bordit të FIFA-s vendosen që ndryshimi i ligjit për zëvendësimet të vlejë edhe për lugat dhe garat që përfundojnë më apo para 31 korrikut 2021.

Kjo do t’u ndihmojë skuadrave tej mase në parandalimin e mbingarkesave të futbollistëve për shkak të orarit të ngjeshur të garave edhe sezonin e ardhshëm.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet