FFK shtroi drekë për delegacionin e Federatës turke

Në prag të ndeshjes së sotme Kosovë U21 – Turqi U21, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021, që zhvillohet sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, drejtuesit e FFK-së, sipas traditës, kanë shtruar drekë për delegacionin e federatës turke dhe delegatin e UEFA-s.

Në drekën e përbashkët nënkryetari Bakir Burri dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja e Bekim Rexhepi duke iu dëshiruar mysafirëve mirëseardhje në Kosovë i njoftuan ata për progresin që ka bërë futbolli i Kosovës në periudhën e fundit si në garat ndërkombëtare edhe në ato vendore.

Me këtë rast të dyja palët theksuan raportet tejet të mira dhe miqësore ndërmjet dy shteteve, por edhe dy federatave.

Në fund të drekës të dyja palët i uruan fat njëra – tjetrës, si dhe shkëmbyen dhurata.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet