Ferrari dhe Mercedesi prezantojnë në të njëjtën ditë veturat e 2018-ës

Në Formula 1 duket se nuk është e rëndësishme vetëm të kalosh i pari vijën e finishit, por edhe ta bësh para të tjerëve prezantimin e makinës për sezonin e ri.

Ferrari në këtë aspekt, është para rivalëve, sepse e komunikoi që më 18 dhjetor se më 22 janar do të zbulohet “Kukëkuqja” e re.

Dhe pikërisht sot, vetëm katër ditë para këtij prezantimi, edhe Mercedesi ka njoftuar se në të njëjtën datë, pra më 22 janar, do të prezantojë makinën e 2018-ës. Të paktën ceremonitë përkatëse nuk do të jenë në të njëjtin orar. Një ditë më pas, më 23 janar do të jetë radha e McLarenit për të prezantuar makinën e re. Botëroi i Formula 1 në 2018-ën tashmë ka nisur.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet