Fenerbahçe merr mbrojtësin kongolez, Marcel Tisserand

Tisserand nënshkroi kontratë 3 vjeçare me mundësi edhe për sezonin e katërt.

Klubi futbollistik turk, Fenerbahçe nënshkroi me mbrojtësin kongolez, Marcel Tisserand, i cili erdhi të martën nga klubi Wolfsburg i Bundesligës gjermane.

Lojtari 27-vjeçar nënshkroi kontratë 3 vjeçare me mundësi edhe për sezonin e katërt, konfirmoi klubi i Super Ligës turke.

Tisserand karrierën e tij e filloi në klubin francez Monaco ndërsa ka luajtur edhe për Lens, Toulouse, Ingolstadt dhe Wolfsburg.

Ai shënoi dy gola në 53 ndeshje për Wolfsburgun.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet