Fenerbahce konfirmon kalimin e Eljif Elmas te Napoli

Fenerbahce e ka konfirmuar se Eljif Elmas është rrugës për në Napoli, ku do t’i kryejë testet mjekësore, për të nënshkruar pastaj me klubin italian.

Edhe pse nuk janë bërë të ditur shifrat, mësohet se marrëveshje ka vlerë rreth 15 milionë euro. Mesfushori turk nga Maqedonia e Veriut do të fluturojë nesër për teste mjekësore.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Napoli ekipin e Italisë për transferimin e futbollistit Eljif Elmas. Lojtari ynë do të shkojë në Itali dhe pas përfundimit të procedurave do të nënshkruajë klubin e tij të ri”.

“Eljif, i cili veshi fanellën tonë në moshë të re dhe është krenar që është tifoz i Fenerbahçe, e mbarti stemën tonë me potencialin dhe besnikërinë e tij ndaj ngjyrave tona. Ju dëshiroj një të ardhme plot suksese”.

“Ne besojmë se futbollisti ynë do ta përfaqësojë Fenerbahce dhe vendin tonë në mënyrën më të mirë në ekipin e tij të ri”, thuhet në njoftimin e Fenerbaces.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet