Fenerbahçe e nis si kampion sezonin e ri, Muriqi debuton me gol

Fenerbahçe e ka nisur me goleadë ndeshjen kundër Gazisehir Gazientep duke e mundur atë me rezultat 5-0. Një debutim ëndrrash për Vedat Muriqin, sulmuesin kosovar që shënoi golin më të mirë në këtë ndeshje

Fenerbahçe e ka filluar me këmbë të mbarë kampionatin në Turqi bashkë me Vedat Muriqin. 5 gola dhe vendi i parë që në xhiron e parë për Fenerin derisa për 90 minuta luajti edhe Vedat Muriqi.

Ish sulmuesi i Chelsea, Victor Moses shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e gashtë kurse në minutën e 17-të ishte radha e sulmuesit kosovar i cili mori një pasim nga Emre Belozoglu për të shënuar një gol të bukur, më të bukurin në këtë ndeshje.

Asistuesi i Muriqit shënoi edhe golin e tretë, po ashtu nga penalltia në minutën e 24-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat kurse në pjesën e dytë Fenerbahçe shënuan edhe dy gola.

Në minutën e 74-të shënon Dirar kurse në minutën e 88 edhe Kadioglu.

Me këtë fitore Fenerbahçe prin më tre pikë në Super Lig të Turqisë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet