Fenerbahçe e bënë milioner Vedat Muriqin: I ofron rrogë tri herë më të lartë se sa fiton në Rizespor

Vedat Muriqi ka kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me skuadrën e tij Rizespor.

Ylli i Kosovës në 32 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në Superligën e Turqisë.

Këto shifra kanë bërë që skuadra të njohura evropiane të shprehin interesim për të, por Muriqin po e duan edhe gjigantët turk si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas.

Duket se më së afërmi për të nënshkruar me sulmuesin është Fenerbahce, pasi prej kohësh po e kërkon atë.

Madje mediat turke kanë shkuar aq larg sa kanë zbuluar edhe pagën e Muriqit që do ta fitojë tek klubi nga Stambolli.

Në rast se nënshkruan kontratë katër vjeçare me Fenerin, Muriqi do të fitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Kjo pagë do ta bënte milioner sulmuesin e Kosovës, pasi do të jetë tri herë më e lartë se sa fiton ai aktualisht te Rizespor.

Muriqi momentalisht ka një pagë prej 500 mijë eurove në sezon tek Rizespor.

Interesim për sulmuesin nga Prizreni kanë shfaqur edhe Genoa, Toulouse, Spal dhe Fortuna Dusseldorf.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet