Fenerbahçe mposht Göztepe-n me rezultat 3:2, kryeson Super Ligën e Turqisë

Në ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin Gürsel Aksel të klubit Göztepe, fillimisht mysafirët shënuan golin e avantazhit në minutën e 27-të pasi mesfushori argjentinas i klubit Fenerbahçe, Jose Sosa, shënoi nga penalltia.

Klubi i futbollit Fenerbahçe ka mposhtur klubin Göztepe me një rezultat 3:2, duke u rendituar e para në tabelën e Super Ligës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin Gürsel Aksel të klubit Göztepe, fillimisht mysafirët shënuan golin e avantazhit në minutën e 27-të pasi mesfushori argjentinas i klubit Fenerbahçe, Jose Sosa, shënoi nga penalltia.

Por sulmuesi anësor brazilian i Göztepe-s, Guilherme Costa Marques, barazoi rezultatin në minutën e 34-të, po ashtu me një goditje nga pika e bardhë.

Afër fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi turk i Fenerbahçe-s, Serdar Aziz, shënoi golin e epërsisë me kokë.

Në minutën e 51-të, mesfushori grek Dimitris Pelkas shënoi me kokë duke thelluar rezultatin në 1:3 për mysafirët.

Göztepe ngushtoi diferencën në minutën e 63-të pasi Guilherme arrit me lehtësi të tund rrjetën e Fenerbahçe-s.

Skuadra e Izmirit rrezikoi me sulme të ndryshme për të barazuar, por Fenerbahçe siguroi një fitore 3:2.

Pas fitores së tyre në javën e pestë, Fenerbahçe rriti pikët në 11 duke kryesuar tabelën e ligës.

Göztepe aktualisht është në vendin e 10-të me 6 pikë.

Në vendin e dytë radhitet Aytemiz Alanyaspor me 10 pikë në katër ndeshje pasi ekipi nga Mesdheu i Turqisë sonte do të jet mysafire e klubit nga Stambolli, Galatasaray, në ndeshjen e ligës .

Galatasaray radhitet e pesta në tabelën e Super Ligës me shtatë pikë.

Rezultatet e së dielës:

Fatih Karagümrük – Kasımpaşa 1:1

Fraport TAV Antalyaspor – Gaziantep FK 1:1

Göztepe – Fenerbahçe 2:3

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet