Fëmijëve u kthehet buzëqeshja, Prizrenit i shtohet një park

Sot, është bërë përurimi i parkut në lagjen ” Lakuriq”, projekt i cili është realizuar në bashkëfinancim nga komuna e Prizrenit dhe OJQ ” Ec ma ndryshe”

Me rastin e përurimit të këtij parku, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, dhe përfaqësues të OJQ ” Ec ma ndryshe”.

Ai me këtë rast tha se ky projekt po dëshmon për një shembull të mirë se si rregullohen hapësirat publike, dhe shtoi se grupet e komunitetit që nuk po dëshirojnë të realizohen projekte të këtilla me terrene sportive, pas këtij shembulli do të pranojnë një gjë të tillë./Gazetaere


 

Kategoritë
LajmeVendi