Fëmija i verbuar nga kanceri mund të shohë serish – foto

Një djalë i vogël nga India që u verbua për shkak të një gjendje të çuditshme që bëri që sytë e tij të dilnin jashtë, mund të shohë përsëri pasi një bankiere britanike e investimeve pagoi për trajtim mjekësor të specializuar.

Sagar Dorji, ishte vetëm katër vjeç kur leukemia e fëmijërisë bëri që sytë e tij të fryheshin dhe të dilnin nga bazat e tyre.

Prindërit e tij të shkatërruar, Prakash dhe nëna Kusum Dorji, i thanë MailOnline për kushtet e dhimbshme të djalit të tyre dhe e përshkruanin atë si një mallkim në vitin 2016.

Mjekët në Bangalore fillimisht diagnostikuan djalin e vogël me leukemi akute mieloide – e cila, në raste të rralla, mund të ndikojë në enët e gjakut në sy.

Një bankiere britanike investimesh Neetha Shiva, e cila pa historinë e tij pagoi për operacion për ta rikthyer shikimin e tij, transmeton KosovaPress.

Tani në moshën shtatë vjeç, Sagar, i cili pëlqen filmat me kriket, muzikë dhe Bollywood, është pa kancer, mund të shohë me një sy dhe mezi pret të fillojë shkollën, transmeton KosovaPress.

Në një mesazh për mbështetësit në të gjithë botën që e kanë ndjekur atë gjatë gjithë trajtimit të tij, ai tha: ‘Përshëndetje dhe faleminderit të gjithëve, sytë e mi nuk janë të lënduar tani. Unë ju dua!’

Neetha, 44-vjeç, nga Londra, e cila pagoi 3500 funte operacionin për transplantin e kornesë dhe vazhdon të mbështesë financiarisht familjen e tij, ka shprehur  kënaqësinë për shërimin e tij të jashtëzakonshëm.

Kategoritë
ShëndetësiTë ndryshme

Të ngjajshmet