Federata suedeze konfirmon, Ibrahimoviç nuk merr pjesë në botëror

“Bisedova të martën me Ibrahimoviçin. Ai më tha se nuk ka ndryshuar mendje për sa i përket kombëtares”, tha drejtori i federatës Lars Richt.

 Federata suedeze e futbollit (SvFF) ka konfirmuar se 34-vjeçari Zlatan Ibrahimoviç, që aktualisht luan me Los Angeles Galaxy, nuk do të udhëtojë me ekipin kombëtar në Kampionatin Botëror, i cili këtë verë do të luhet në Rusi.

Golashënuesi më i mirë i Suedisë i të gjitha kohërave, i tha lamtumirë kombëtares së Suedisë pas EURO 2016 në Francë, megjithatë kohët e fundit përmes mediave njoftoi se është i gatshëm të rikthehet në ekipin kombëtar në Mundial.

“Bisedova të martën me Ibrahimoviçin. Ai më tha se nuk ka ndryshuar mendje për sa i përket kombëtares”, tha drejtori i federatës Lars Richt, në një tekst të publikuar në faqen zyrtare të SvFF-së.

Kampionati Botëror në Rusi do të luhet nga data 14 qershor deri më 15 korrik.

Suedia është në grupin “F” bashkë me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet