Federata Amerikane e Gjimnastikës shpall falimentimin

USA Gymnastics ka shpallur falimentimin e saj, në vazhdën e padive të shumta gjyqësore për abuzimin seksual që ish mjeku i ekipit olimpik, Larry Nassar ua ka bërë qindra gjimnasteve.

Federata Amerikane e Gjimnastikës (USA Gymnastics) ka shpallur falimentimin e saj në vazhdën e padive të shumta gjyqësore për abuzimin seksual që ish mjeku i ekipit olimpik, Larry Nassar, ua ka bërë qindra gjimnasteve.

Skandali ka bërë që të ngrihen dhjetëra padi kundër autoritetit qeverisës të sportit të gjimnatiskës, i cili akuzohet se nuk arriti të mbrojë atletet nga abuzimet e Nassarit, i cili tashmë është dënuar me 300 vjet burg për abuzim seksual të mbi 350 vajzave dhe të rejave.

Kathryn Carson, kryetarja e sapozgjedhur e Bordit të drejtorëve të Federatës, tha se parashtrimi i falimentimit dhe zgjidhja e këtyre padive janë hapat e para dhe themelore në rindërtimin e besimit te komuniteti.

“U kemi borxh viktimave që të zgjidhim tërësisht këto pohime për aktet e tmerrshme të së kaluarës dhe përmes këtij procesi të përshpejtojmë një rezolutë dhe t’i ndihmojnë ato të ecin përpara”, tha ajo.

Akuzat e vajzave do të kompensohen nga sigurimet dhe se nuk do të ketë shpagim përmes pronave të federatës, thotë USA Gymnastics.

Shpallja e gjendjes së falimentimit do t’i mundësojë Federatës Amerikane të Gjimnastikës të vazhdojë të përktrahë atletët duke punuar me kapacitet të plotë, por njëkohësisht duke mbajtur llogari për akuzat për abuzim seksual.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet