Fatkeqësia në Stamboll, a duhet të jetë mësim për Kosovën, flet eksperti…

Mërkurën e kaluar, Stambolli përjetoi një fatkeqësi të radhë, ku një Bllok banesor, e cila ndodhet në pjesën aziatike të qytetit, u shemb të. Rreth 35 persona kanë qenë brenda ndërtesës kur ka ndodhur shembja. Deri tash, 21 trupa të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat, – shkruan Gazeta e Re.

Në këtë ndërtesë kanë qenë të regjistruara 14 banesa, por kryetari i qytetit ka thënë se tri katet më të larta të kësaj ndërtese kanë qenë të ndërtuara në mënyrë ilegale. Është zbuluar se edhe një dyqan tekstili ishte duke vepruar pa leje në hyrje të kësaj ndërtese.

Përveç kateve që ishin të ndërtuar mbi këtë banesë, specialitet kanë zbuluar se gjatë ndërtimit të banesës ishte përdoru zalli i plazhit pasi që në rrënoja janë zbuluar numër të madh të guaskave të detit.

Banorët e shtatë ndërtesave pranë ndërtesës së rrënuar janë evakuuar nga banesat e tyre për arsye sigurie, ndërsa prokurorët e Stambollit janë duke e hetuar shkaktarin e shembjes. Ministri i brendshëm njoftoi se pas raporteve është marrë vendimi për shembjen  shtat banesave të tjera të cilët mbajnë po të njëjtën rrezik.

Por si është gjendja e banesave pa leje në Kosovë?

Përderisa ndërtimi i hovshëm pas luftës në Kosovë ndihmoi në ngritjen e urbanizimit, gjithashtu ka rezultuar me shumë ndërtesa të bëra pa leje. Kjo ka komprometuar tregun e pronave dhe ka ndikuar në posedim të pasigurt të pronës sepse ndërtesat pa leje nuk mund të regjistrohen në kadastër ose në mënyrë të ligjshme të transferohen, shfrytëzohen ose të përdoren si kolateral.

Sipas një raporti të vitit 2018 të Ministrisë së Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në Kosovë ekzistojnë 352 mijë ndërtime pa leje.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) në një prononcim për Gazeta e Re theksoi se ndërtimet pa leje në Kosovë, që nga paslufta kanë ndodhur në përmasa shqetësuese.

“Ky degradim i ndërtimeve përveç kaosit urbanistik sjell në vete edhe rreziqe tjera të mundshme siç mundë të jetë edhe shembja e ndonjë ndërtese. Ndërtimet e objekteve të reja e sidomos e mbindërtimeve kanë ndodhur pa asnjë kriter apo vlerësim të sigurisë, duke rrezikuar kështu qëndrueshmërinë e objekteve. Duke i shtuar kësaj edhe dyshimet e cilësisë së materialeve ndërtimore që janë përdorur për këto ndërtime atëherë më të vërtetë ekziston mundësi të madhe për ndonjë aksident të mundshëm që do të mundë të rrezikonte jetërat e shumë njerëzve”, shtoi Ahmeti.

Sipas tij si shqetësim tjetër është edhe ndryshimi i destinimit të objekteve, për shembull shndërrimi i banesave në lokale,

“Në shumë raste këto punë kryhen pa konsultimet adekuate me personat përgjegjës apo kompetent, si arkitektët apo inxhinierët, duke dëmtuar kështu ndonjëherë edhe trarët mbajtës të tërë objektit, e që mundë të paraqes rrezik të përgjithshëm për shembje të ndërtesës dhe rrezik për ndonjë katastrofë të mundshme në rrezikimin e jetës së njerëzve. Krejt në fund por jo a parëndësishme duhet të ceket edhe vendet e ndërtimeve shpeshherë janë me rrugë dhe rrugica shumë të ngushta pa plane të rregulluara emergjente, e në raste të ndonjë incidenti të llojit të tille që e cekëm më lartë, intervenimi i shërbimeve emergjente (zjarrfikësve) do të jetë i vështirësuar e në shumë raste edhe i pamundur”, theksoi Ahmeti. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e DitësVendi

Të ngjajshmet