Fansat e “Star Wars ‘takohen’ më në fund me “The Last Jedi”

“Star Wars: The Last Jedi” zhaneri epik është shfaqur në kinema në mbarë botën (12 dhjetor), përfshi edhe Shqipërinë (Millennium) më 14 dhjetor.

Në London’s Royal Albert Hall mbrëmjen e të martës gjatë premierës evropiane filmi mori vlerësim absolut nga kritika kjo dhe për shkak se filmi ka grumbulluar rreth 200 milionë dollarë arkëtime vetëm në fundjavën e parë të projeksioneve, pra saga fantastiko-shkencore ecën e sigurt me kapitullin e saj më të ri.

Filmi publikohet 40 vite pas “Star Wars: Episode IV – A New Hope” (1977) duke shënuar 40 vjetorin e sagës “Star Wars”. Filmi i vijon ngjarjet pikërisht aty ku i ka lënë  “Star Wars: The Force Awakens” (2015). Pasi ka bërë hapat e parë në botën Jedi, Rey bashkohet me Luke Skywalker në një aventurë me Leia, Finn dhe Poe gjatë të cilës do të hapin misteret e Forcës dhe sekretet  e të shkuarës.

“Star Wars: The Last Jedi” i njohur gjithashtu me emrin “Star Wars: Episod VIII – The Last Jedi” është shkruar dhe drejtuar nga Rian Johnson. Është i dyti film i vijimit të triologjisë “Star Wars” duke ndjekur “Star Wars: The Force Awakens” (2015).

Filmi është prodhuar nga Lucasfilm. Në rolet kryesojnë interpretojnë: Mark Hamill, Carrie Fisher, Adam Driver, Daisy Ridley, John Boyega, Oscar Isaac, Andy Serkis, Lupita Nyong’o, Domhnall Gleeson, Anthony Daniels, dhe Gëendoline Christie,në rolet që patën,së bashku Kelly Marie Tran, Laura Dern, dhe Benicio del Toro që i bashkohen kastit. Filmi shënon rolin e fundit të Carrie Fisher dhe madje është dedikim kushtuar asaj që u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2016.

Asnjë nga skenat ku shfaqet aktorja nuk është hequr gjatë posproduksionit të filmit.

Filmi si në çdo kapitull të sagës është mjaft popullor duke çuar në prashitjen e biletave. Në Fandango rrjeti i shërbimit u bllokua nga trafiku i prenotimeve.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, ekspertët  parashikojnë një arkëtim prej 200 milionë dollarësh në rreth 4 mijë salla kinemaje përgjatë fundjavës së parë të projeksioneve.

“The Last Jedi” pati premierën e tij botërore në Los Angeles më 9 dhjetor 2017, ndërsa premiera evropiane ishte pikërisht më 12 dhjetor në London’s Royal Albert Hall.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet