“Familja Vlora në dokumentet arkivore Osmane”

Instituti Kosovar për Studime Sociale “Gnosis” organizon panel me temën “Familja Vlora në dokumentet arkivore Osmane”, në këtë panel do te ligjëroj Prof. Dr. Abdulhamit Kırmızı, transmeton Gazeta e Re.

*Prof. Dr. Abdulhamit Kırmızı është historian i shquar dhe profesor universitar në universitetin Istanbul Şehir University në Stamboll. Ai ka lindur më 1971 në Gjermani. Doktoratën e mbaroi në Universitetin Boğaziçi në Stamboll (2005). Është autor i shumë veprave dhe artikujve shkencorë. Si njohës i mirë i familjes Vlora, ai ka shkruar edhe librin voluminoz me titull “Ferid Pashë Vlora” si dhe ka botuar biografinë dhe kujtimet e Syrja Bej Vlorës në librin me titull “Shqipëria pasosmane (1912-1920)” i cili tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Data: 30 prill 2018 – E hënë 
Ora: 14:00
Vendi: Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Prishtinë.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet