Familja Gutaj nga Prizreni shembull në Zvicër, për suksesin e tyre flasin gazetat vendore

Familja Gutaj nga Prizreni shembull në Zvicër, për suksesin e tyre flasin gazetat vendore

Me prejardhje nga Kosova ata bashkohen me prindërit e tyre në vitin 1988, katër vëllezërit Gutaj nga Nasheci i Prizrenit, të cilit fituan nënshtetësinë zvicerane, dhe janë banues në Landeron qe 27 vite, vend të cilin e vlerësuan shumë.

Zanati i hotelerisë i ka tërhequr shumë më faktin se vëllau i tyre (Fatmiri) ka mbajtur pozitën e ndihmës kuzhinierit, i cili më vonë u bë një kuzhinier mjaft i suksesshëm, transmeton gazeta Bulcom.
Familja Gutaj nga katër vëllezërit, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. (Agron dhe Jehona / 3 fëmijë, Fatmir dhe Hilmije / 3 fëmijë, Ridvan dhe Fazile / 4 fëmijë, Luan dhe Bedrije / 4 fëmijë) duke zgjeruar kështu mundësinë për të marrë përsipër restaurantin “Antica Roma”i cili u ka pelqyer shumë. Ata poashtu menxhojnë dhe restaurantin “La Poste” në Landeron dhe restaurantin “La Plage” në Neuveville.

Gjatë stinëve, ambicia e tyre është kryesisht të ofrojnë ushqime cilësore me produkte lokale dhe sezonale duke u ofruar klientëve pritje mjaftë të ngrohtë familjare.

Me 1 mars familja merr përsipër këtë pronë. Në meny do të paraqitet një vazhdimësi me oferta me të njëjtin kuzhinier dhe pica-men, por me disa ndryshime që me siguri do të bëhen më pas.

Në menynë, konsumatoret mund të zgjedhin një paragjell të nxehtë apo të ftohtë, specialitete peshku, mishëri, pica, pasta dhe rizotto dhe po ashtu ushqim me një sasi të vogel për fëmijë.

Për të shoqëruar këtë ushqim cilësisor, ju mund të shijoni verërat me çmime të arsyeshme.

Adresa e restaurantit:

Rue Saint-Maurice 13
2525 Le Landeron
Neuchâtel
Tel: +41 32 751 50 49

www.anticaroma.ch
Wifi në dispozicionin tuaj

Restaurant de La Plage
La Neuveville

Për sezonën e 10, hapja e restaurantit do te bëhet me 3 mars 2017.

Restaurant de La Poste
Restauranti do të jetë i mbyllur me 28 mars deri në fillim të muajit prill për shkak renovimi.

Gazeta
Bulcom N° 8
3 mars 2017, Përfundon gazeta lokale zvicerane. / Gazetaere.com/

 

Kategoritë
DIASPORALajmet Kryesore

Të ngjajshmet