”Faleminderit Kryeministër që me veprimet tua mbrëmë krijuat modelin për gjeneratat e ardhshme, model ky i munguar që nga paslufta”

Shkruan: Faruk Tahiri

Mbrëm ishte një natë shumë e rëndësishme në Republikën e Kosovës, ishte natë feste për popullin tonë i cili me shumë sakrificë dhe durim gjithnjë ka ditë të zgjedhë edhe atëherë kur kemi menduar se nuk po zgjedhë mirë.

Mbrëmë fitoj demokracia dhe shpresa e qytetarit, mbrëmë si asnjëherë më parë ju zbulua fytyra e të zgjedhurve nga populli. Unë këtë mbremje e quaj mbrëmje e fitorës pasi që 20 vite ishim në kërkim të Liderit i cili do të flet më gjuhën e popullit, do të ushqehet si populli, do të jetojë si populli, me pak fjalë do të jetë vet populli.

Ata që më njohin i din qëndrimet e mija dhe ndoshta po habiten me mua, por diçka shumë e rëndësishme ka ndodhur mbrëmë e që nuk mundem të jem i heshtur dhe të mos flas. Për 15 vite në aktivitete politik e qytetare kam bërë përpjekje të bindi popullin dhe qytetarët e Kosovës se si duhet të jetë një politikan i cili meriton të mbështetet, por i gjithë angazhimi ka qenë duke I shpjegua dhe jo duke i dhënë shmbull nga ajo që ata po shohin çdo ditë. Andaj më duhet ta falenderoj Kryeministrin e Kosoves, z. Albin Kurtin i cili ligjërimin tim 15 vjeçar e realizoi për një mbrëmje.

Faleminderit Kryeministër që me veprimet tua mbrëmë krijuat modelin për gjeneratat e ardhshme, model ky i munguar që nga paslufta e këndej e që na është dashur shumë nga një Kryeministër. Deri mbrëmë kemi pasur modele të dorëzimit e servilizmit në kurriz të popullit duke luftuar ndër vete se cili po bënë më mirë, kurse nga ne është quajtur politikan i zoti dhe i menqur!

Faleminderit Kryeminstër që na hoqe nga koka jonë barrën se politikanët janë të tillë, ndryshe flasin e ndryshe veprojnë! Kjo është dita e kthesës dhe e fillimit të një historie të re pë popullin e Kosovës.

Respekt për të gjithë miqtë tanë nderkombëtar për mbështetjen e dhënë popullit të Kosovës dhe për këtë do të jemi falenderues gjithmonë, mirëpo respekti për veten dhe popullin tënd tregon respektin për të tjerët, e kjo deri sot nuk ka ndodhë.

Zoti na ndihmoftë. Amin!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet