Fakte interesante rreth ‘Himnit të Flamurit’

“Himnin e Flamurit” e ka kompozuar Ciprion Porumbesku (1853 – 1883) nga Moldavia në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur po studionte në konservatorin e Vienës. Atje, në kryeqytetin e ish-perandorisë Austro-Hungareze u këndua nga një grup koral i studentëve të shoqatës Rumani June (Rumania e Re) Himni “Pe-al nestin steag”, himn që ushtroi një ndikim të madh gjatë përpjekjeve të popullit rumun për pavarësi dhe që më vonë u bë himn kombëtar i tyre. (Pas çlirimit, rumunët e zëvendësuan me një himn të ri).

Tekstin e Himnit të Flamurit e ka shkruar Asdreni në vitin 1908, i cili përbëhet nga 6 strofa nga të cilat shumica e Shqiptarëve i dinë dy ose tre strofa. Strofa e katër e tutje, që fillon fjalët:   Se Zoti vetë e tha me gojë…Pra, për shkak të Zotit këtu ndërprehet Himni i Flamurit…Atëherë, ku me pa dritë shqiptarët…? /M.Yvejsi/ / Gazetaere.com/

Betimi mi flamur (Himni i Flamurit)

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshir’ e një qëllim,
të gjith’ atij duk’ ju betuar,
të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë,
të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vënt.

Se Zoti vetë e tha me gojë
që kombe shuhen përmi dhé,
po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,
te ty betonemi këtu,
për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet,
atdheut kush iu bë theror;
Për jet’ ay do të kujtohet
mi dhét, mi dhét si një shenjtor!

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet