Fajtori po dihet, por faji ku është?!

Dikush thotë veshja, e dikush vajza; dikush familja, e dikush mashkulli; dikush unë jo, po ti, siç paskan thënë të parët tanë “faji oshtë jetim”.

Shkruan Beni Kizolli

Ditë shpresëdhënëse do të jetë ajo ditë që do të fillojmë ta gjykojmë këtë “lirin” që e kemi, e cila po prodhon vazhdimisht varësi prej shumë gjërave. Për rastin e fundit, disa statuse u mundova me i postu, por aq shumë u paskemi zhytur në degjenerim, që në çdo status një palë e paraqitsha si fajtor, e ne si pjesë e kësaj shoqëri të shoqëruar me të gjitha palët, “a bën me thënë të vërtetën?” potencialisht të gjithë jemi fajtor.

Pavarësisht, problemeve ditore, proceseve politike, nevoja e kohës është të ripërtërihemi, duke e rikthyer në qendër të vëmendjes NJERIUN. Si rezultat të mënyrës së jetës sonë, çdo foshnje që po lind e çdo fëmijë që po arsimohet e po edukohet po njoftohet me një rreth/mentalitet të huaj. Po ia imponojmë varësit tona, po ia shkatërrojmë natyrshmërinë njerëzore.

Në kokë të banorëve më shumë po investohet për një degjenerim, se sa një edukim. Investimet në lajmet e portaleve, muzikat, serialet në kokërr të banorit e tejkalon shumë e investuar që na bëhet për arsimim e edukim. Me gjithë këto investime arritën të depërtojnë në mendësitë tonë. Kemi dal prej shtratit tonë edukues, nuk kemi edukim, letërsi, art frymëzuese e formësuese, por shkatërrues. Mendësin tonë na kanë okupuar, na u është dhënë një detyrë sikur robërve mesjetar, duhet të konsumojmë. Kush, çka mund të thotë diçka për moralin? Besoni edhe fjalorin po e kursejmë, prej shprehjes “morali”, sepse moralin e ka zëvendësuar forca pragmatike, ndërsa ne vend të parimeve, po na mjafton mendësia serviliste.

Nuk ke çka që nuk mundesh me arrit në këtë vend me forcë pragmatike dhe mendësi serviliste, edhe pozita të ofrohet, pasuria të mundësohet. Sikur në rastin e fundit, nderi dhe perspektiva e një vajze mund të arrihet e të sundohet me pragmatizmin dhe mendësinë e formësuar fal varësive që po na rrethojnë. Njeriu ka nevojë për dinjitet, familja për harmoni, shoqëria për emancipim, shteti për zhvillim.

Ne, si njëri, si pjesë e familjes sonë, si pjesëtar të shoqërisë, si qytetar të shtetit tonë, duhet të ripërtërihemi, me moral të fromësohemi e me parime të zhvillohemi. Edhe shumë viktima, tani janë tu e thënë “o bre edhe unë jam i shantazhuar” por ndërgjegje jonë shoqërore dot nuk po i dëgjon, edhe përdhunuesit tani thonë, “o s’jam bre vetëm unë mizor, plot janë në këtë shoqëri”, por ndërgjegjja jonë shoqërore dot nuk po e sheh.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet