Fajdegjinjtë përmendën emrin e Veselit, kryeparlamentari mban nesër konferencë për media

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy video në të cilat protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde.

Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdegjintë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Madje në një video të publikuar së fundi Veseli përmendet se mori 200 mijë euro.

Por sipas burimeve të Indeksonline lidhur me gjithë këto ecuri dhe pas publikimit të këtyre video-ve, i pari i PDK-së njëherësh Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli do të mbajë nesër konferencë për media.

Konferenca mbahet në Kuvend me fillim nga ora 10:00, njofton Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet