Evropianët dalin sërish me thirrje: Shtensionojeni situatën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë “shumë të shqetësuara” për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“BE-ja dhe vendet anëtare bëjnë thirrje për përgjegjësi dhe shtensionim [të situatës], sepse kjo, para së gjithash, është e nevojshme për mirëqenien e popullatës lokale”, tha Stano në një konferencë për media.

Ai shtoi se “situata në terren po monitorohet me shumë kujdes”.

Ai, gjithashtu, konfirmoi se misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, janë në rolet e tyre përkatëse, si reagues të dytë dhe të tretë – pas Policisë së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi