Evertoni e Liverpooli ndajnë pikët

Nuk ka dhënë fitues derbi i Merseyside ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit.

2 me 2 ishte rezultati final i takimit të sotëm, me skuadrën e Jurgen Kloppit që e nisi më mirë këtë takim.

Ishte Sadio Mane që i dha epërsinë Liverpoolit qysh në minutën e tretë pas asistimit nga Andy Robertson.

Vendasit u kundërpërgjigjën përmes qendër mbrojtësit Keane, i cili me kokë realizoi në minutën e 19 pas asistimit nga James Rodriguez.

E në pjesën e dytë sërish Liverpooli riktheu epërsinë përmes Mohamed Salahut, i cili shënoi në minutën e 72.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat përmes sulmuesit në formë Calvert-Leëin, që shënoi pas krosimit të bukur nga Digne.

Minutat e fundit ishin shumë dramatikë, me Evertonin që mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Richarlison u ndëshkua me të kuq në minutën e 90.

E në minutën e 90+2 Henderson shënoi pas asistimit të Manes, megjithatë ky gol iu anulua për pozicion jashtë loje.

Të dyja ekipet morën nga një pikë nga ky takim.

Evertoni vazhdon të jetë lider me 13 pikë, derisa Liverpooli në vendin e dytë ka 10 pikë.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet