Eurostat: Rreth 60 mijë shqiptarë me nënshtetësi të huaj

Rreth 60 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi të huaj në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2017.

Të dhënat  e Eurostat tregojnë se shqiptarët renditen të dytët pas marokenëve për marrjen e shtetësisë në Evropë. Ndërkohë për sa i përket shteteve Itali dhe Greqia kanë edhe numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë të cilët janë ligjëruar për të jetuar në këto vende.

Emigrimi masiv i shqiptarëve është shoqëruar dhe me lënien e shtetësisë, apo marrjen e pasaportës së një shteti tjetër.

Shqiptarët renditen të dytët pas marokenëve për marrjen e nënshtetësisë në një nga vendet e BE. Janë 60 mijë bashkatdhetarë që tashmë kanë një pasaportë tjetër,që gjithsesi shënon një rënie me rreth 13% nga një vit më parë.

Italia dhe Greqia vijojnë që të mbajnë peshën kryesore të emigrantëve shqiptarë të cilët pajisen me pasaportë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në total janë 825 mijë persona kanë marrë shtetësi në një vend Evropian dhe sipas renditjes të parët janë marokenët, të dytët shqiptarët dhe të tretët Indianët.

34% e numrit total të personave që morën shtetësi të një vendi të BE-së në 2017 janë marokenët, shqiptarët, indianët, turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët.

Prej vitesh në Shqipëri është shënuar një emigrim masiv, ndërsa numri i popullsisë ka rënë në 2.8 milionë.

Madje në të dhënat e fundit e INSTAT rezulton se në të gjithë qytetet ka rënie të numrit të banorëve dhe që kryesisht ka prekur moshën nga 14 deri ën 29 vjeç.

Po ashtu dhe liberalizimi i tregut të punës në vendet e BE ka sjellë një rritje të preferencës për tu larguar./Ora News/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet