Erdogan: Zoti e mëshiroftë vëllaun tonë dhe dëshmorin Morsi

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, ka publikuar një mesazh ngushllimi, transmeton Gazeta e Re.

“Zoti e mëshiroftë vëllaun tonë dhe dëshmorin Morsi”, ka theksuar Erdogan.

Pranvera Arabe e vitit 2011 kishte parë fundin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak dhe brenda 18 muajve, Mohamed Morsi ishte bërë presidenti i parë demokratik i Egjiptit.

Por pas një viti në detyrë, protestat dhe trazirat pothuajse javore në rrugë duket se arrijnë kulmin me thirrjet që Morsi të japë dorëheqjen dhe madje edhe për ushtrinë që të ndërhyjë. Në korrik të vitit 2013, Morsi u rrëzua me grusht-shtet nga Sisi. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet