Erdogan: Unë mund ta bëj vaksinën, nuk e kam problem

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me punimet e vaksinimit të kryera kundër llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), tha: “Nuk ka asnjë problem për vaksinimin”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me punimet e vaksinimit të kryera kundër llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), tha: “Nuk ka asnjë problem për vaksinimin”.

Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Stamboll.

Pyetjes në lidhje me punimet për vaksinimin dhe nëse ai do të vaksinohet apo jo?, Erdogan iu përgjigj duke thënë: “Krahas Kinës kemi bisedime edhe me Rusinë. Unë personalisht nuk kam ndonjë problem me vaksinimin. Aty ku bëhet fjalë për shëndetin, ne duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur shëndetin tonë. Sidomos në lidhje me Covid-19, ne duhet të ndërmarrim një hap të tillë për të dhënë një shembull për të gjithë qytetarët tanë. Shpresa jonë është të shpëtojmë qytetarët tanë nga kjo bela”.

Kategoritë
BotaLajme