Erdoğan u uron hebrenjve festën Hanukkah

“Në një epokë në të cilën antisemitizmi, islamofobia dhe ksenofobia janë përhapur si një pandemi, Turqia do të vazhdojë të jetë model për të gjithë botën”, tha Erdoğan në mesazhin e tij.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot u ka uruar hebrenjve festën Hanukkah, duke thënë se qeveria e tij siguron dhe respekton lirinë e të gjitha feve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në një epokë në të cilën antisemitizmi, islamofobia dhe ksenofobia janë përhapur si një pandemi, Turqia do të vazhdojë të jetë model për të gjithë botën”, tha Erdoğan në mesazhin e tij në Festivalin Hebre të Dritave.

“U shpreh urimet e mia më të mira qytetarëve hebrenj të Turqisë dhe gjithë komunitetit hebre në të gjithë botën me rastin e Hanukkah dhe u uroj paqe”, tha ai.

Hanukkah është festë tetë ditore që shënon ripërkushtimin e tempullit të dytë hebre në Kuds në shekullin e dytë para Krishtit.

Kategoritë
BotaLajme