Erdogan u bëri thirrje vendeve islame të ndihmojnë Shqipërinë në shërimin e plagëve nga tërmeti

Erdogan theksoi se ka urdhëruar Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit për të filluar me punime për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje vendeve islamike që të kontribuojnë për shërimin sa më të shpejt të plagëve nga tërmeti në Shqipëri.

Erdogan, në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Investimeve të Sektorit Publik dhe Privat të Bashkëpunimit Islam të Nivelit të Lartë të mbajtur në Stamboll tërhoqi vëmendjen që 21 për qind e popullatës së vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, gjegjësisht 350 milionë njerëz, përpiqen të mbijetojnë në kushte të skamjes ekstreme, ndërsa tha se “Hendeku i të ardhurave midis vendit më të pasur islamik dhe i atij më të varfër është mbi 200 herë. Nëse myslimanët japin zeqatin (që është njëra prej 5 kushteve të islamit me të cilin myslimanët detyrohet të japin 1/40 pjesë të mallrave apo të parave çdo vit) atëherë në vendet islame nuk do të mbetet njeri i varfër”.

Duke vënë në dukje se treguesit e makroekonomisë dhe themelet e ekonomisë turke janë mjaftë të forta, Presidenti Erdogan tha se Turqia është në krye të vendeve më të përgatitura ndaj luftërave tregtare dhe dallgëzimeve në tregjet financiare.

Kreu i shtetit turk shtoi se ata kanë siguruar mbështetjen e nevojshme shpirtërore dhe materiale për të bërë atë që është e mundshme për të rritur investimet e drejtpërdrejta në Turqi.

Presidenti Erdogan deklaroi se ata tregojnë ndjeshmëri të madhe për të parandaluar tensionet politike me disa vende në kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe që ato të ndikojnë negativisht në bashkëpunimin tregtar.

Erdogan theksoi se “Është detyra jonë kryesore të shqetësohemi për vëllezërit dhe motrat tanë kudo që janë në botë”, ndërsa shtoi se ai ka urdhëruar Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit për të filluar me punime për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, e cila më 26 nëntor u trondit nga një tërmet i fuqisë 6,4 ballë.

Presidenti Erdogan deklaroi se kushtet financiare dhe historike të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e vendeve islamike janë shumë të favorshme dhe tha se “Prej jush kërkoj që ta mbështesni me të gjitha mjetet e mundshme Shqipërinë që t’i shëroj shpejt plagët nga tërmeti”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet