Erdoğan: Turqia solli para drejtësisë 100 terroristë të arratisur të FETO-s

“Gjithashtu, 214 shkolla të lidhura me FETO-n në 18 shtete i janë dorëzuar Fondacionit Maarif ndërsa 36 vende të tjera kanë mbyllur shkollat e lidhura me organizatën terroriste”, tha presidenti Erdoğan.

Që nga tentativa e dështuar për grusht shteti në vitin 2016 nga organizata terroriste FETO, Turqia ka lokuar mbi 100 anëtarë të arratisur të FETO-s jashtë vendit dhe i ka nxjerrë para drejtësisë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne gjetëm mbi 100 terroristë të arratisur të FETO-s në shpellat e tyre ku ata fshiheshin jashtë vendit dhe i dorëzuam para drejtësisë”, tha Erdoğan në një takim me familjet e dëshmorëve të puçit të dështuar të 15 korrikut 2016, duke shënuar përvjetorin e katërt të kësaj ngjarjeje.

“Gjithashtu, 214 shkolla të lidhura me FETO-n në 18 shtete i janë dorëzuar Fondacionit Maarif ndërsa 36 vende të tjera kanë mbyllur shkollat e lidhura me organizatën terroriste”, shtoi Erdoğan.

Pas zbrapsjes së përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, qeveria turke themeloi Fondacionin Maarif për t’ia transferuar shkollat jashtë shtetit të lidhura më parë me organizatën terroriste FETO, grupin që qëndron pas tentativës për puç.

FETO ka pasur një prani të konsiderueshme jashtë Turqisë, përfshirë shkolla private që shërbejnë si burim i të ardhurave për grupin terrorist.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit, nga i cili jetën humbën 251 njerëz dhe afro 2.200 u plagosën.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet