Erdoğan: Turqia po e lë pas këtë krizë epidemike me dëmet më të vogla

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Turqia është duke e hedhur pas shpine me dëmet më të vogla krizën epidemike të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë. Pakujdesia më e vogël mund të shkaktojë përtëritjen e epidemisë”, tha kreu i shtetit turk duke iu drejtuar me videokonferencë kryetarëve të degëve rajonale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdogani theksoi se vendi ka demonstruar një menaxhim të suksesshëm të procesit të eliminimit të shqetësimeve ekonomike, sociale dhe humanitare të shkaktuara nga masat kundër pandemisë.

“Si Turqi, neve s’na mjafton që ta mposhtim këtë epidemi vetëm brenda kufijve tanë; pasi duhet që epidemia të neutralizohet anembanë botës dhe sidomos në rrethin tonë të afërt për të marrë frymë lirisht të gjithë së bashku”, u shpreh lideri turk mes të tjerash.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet