Erdoğan: Turqia favorizon një zgjidhje të drejtë, të përhershme dhe të qëndrueshme në Qipro

Presidenti Tatar, nga ana e tij, përshëndeti propozimim e Turqisë për konferencën 5-palëshe mbi çështjen e Qipros dhe theksoi se ajo është “mundësia e fundit për një marrëveshje”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij favorizon një zgjidhje të drejtë, të përhershme dhe të qëndrueshme në Qipro, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti ka pritur në takim në Ankara presidentin e ri të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, pas çka u adresuan në një konferencë të përbashkët për media.

Presidenti Tatar, nga ana e tij, përshëndeti propozimim e Turqisë për konferencën 5-palëshe mbi çështjen e Qipros dhe theksoi se ajo është “mundësia e fundit për një marrëveshje”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet