Erdoğan: Turqia do ta vazhdojë operacionin në Siri nëse SHBA nuk i mban premtimet

Erdoğan tha se çështja e zonës së sigurt do të zgjidhet nëse SHBA i mban premtimet e saj deri në fund të periudhës 120-orëshe.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se nëse SHBA nuk i mban premtimet e veta pas afatit prej 120 orësh për largimin e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt në Siri, Turqia me vendosmëri do të vazhdojë operacionin e saj “Burimi i Paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, Erdoğan tha se çështja e zonës së sigurt do të zgjidhet nëse SHBA i mban premtimet e saj deri në fund të periudhës 120-orëshe.

Ai tha se ushtria turke nuk do të tërhiqet nga Siria veriore.

“Forcat Turke të Sigurisë nuk do të largohet nga rajoni, pasi siguria atje e kërkon këtë gjë”, tha presidenti turk.

Ai theksoi se planifikojnë kthimin e rreth 1-2 milionë refugjatëve në zonën e sigurt.

“Operacioni ‘Burimi i Paqes’ nuk është një formim i çastit. Nëse kthehemi prapa, ka 3, 4, 5 vjet që bëhen përgatitje”, deklaroi Erdoğan.

“Kur nga disa pika arritëm në thellësi prej 30 kilometrash, për një çast ndryshoi qëndrimi i disa vendeve, veçanërisht i SHBA-së dhe Evropës”, tha më tej presidenti i Turqisë, duke shtuar se vendi i tij ka zhvilluar luftën më efikase dhe më frytdhënëse kundër organizatës terroriste DEASH.

Erdoğan riafirmoi respektin e Turqisë ndaj integritetit territorial të Sirisë dhe shprehu bindje se Komiteti Kushtetues që do të mblidhet më 30 tetor në Gjenevë të jetë një moment historik për zgjidhjen politike në fqinjin jugor.

Turqia dhe SHBA dje arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

– Katër ushtarë turq dëshmorë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”

Erdoğan tha se gjithsej katër ushtarë turq dhe 74 anëtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane kanër rënë dëshmorë gjatë operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

Ai shtoi se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar afër 750 terroristë të YPG/PKK-së deri më tani në kuadër të ofensivës.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet