Erdoğan: Turqia deportoi rreth 9.000 terroristë të huaj

“Jemi vendi i vetëm i NATO-s që jemi përplasur trup më trup me DEASH-in në Siri”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në fjalimin e tij gjatë Samitit G20.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Samitit G20 tha se Turqia ka dëbuar rreth 9 mijë terroristë të huaj deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pavarësisht se jemi lënë të vetëm, deri më tani kemi kapur dhe rikthyer në vendet e tyre rreth 9 mijë terroristë të huaj”, tha Erdoğan gjatë Samitin të organizuar në mënyrë virtuale.

“Jemi vendi i vetëm i NATO-s që jemi përplasur trup më trup me DEASH-in në Siri”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu tha se Turqia bën çdo përpjekje “për të eliminuar kërcënimin terrorist, për të parandaluar mosmarrëveshjet dhe për të forcuar stabilitetin” në rajon.

Samiti i liderëve të grupit G20 filloi dje në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Arabia Saudite po kryeson samitin 2-ditor i cili po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Kategoritë
BotaLajme