Erdoğan: Trump e di pse Turqia ka nevojë për sistemin rus S-400

Krerët e dy vendeve po ashtu do të bisedojnë për një vizitë të mundshme të presidentit Trump në Turqi në muajin korrik.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se homologu i tij amerikan, Donald Trump, i di shqetësimet e Turqisë për sigurinë dhe pse ky vend ka nevojë për sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Besoj se takimi im me presidentin Trump gjatë Samitit G20 do të jetë i rëndësishëm për eliminimin e stagnimit në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në forcimin e bashkëpunimit tonë”, tha presidenti Erdoğan në një intervistë për median japoneze ‘Nikkei Asian Review’, para Samitit G20 që do të mbahet në Osaka më 28 dhe 29 qershor.

“Sa i përket sistemit S-400, Trump i di shumë mirë shqetësimet e Turqisë dhe pse ne kemi nevojë për këtë sistem dhe se si kemi arritur në këtë pikë”, u shpreh Erdoğan.

Ai tha se në takimin me Trumpin në Japoni do të shqyrtojë të gjitha aspektet e lidhjeve mes dy shteteve.

“Ne po ashtu do të shqyrtojmë zhvilimet në veri të Sirisë”, theksoi Erdoğan.

Krerët e dy vendeve po ashtu do të bisedojnë për një vizitë të mundshme të presidentit Trump në Turqi në muajin korrik.

Erdoğan po ashtu përsëriti se çështja e prokurimit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 është një prokurim i mallrave dhe shërbimeve për përmbushjen e nevojave urgjente të sigurisë së Turqisë.

“Në kërkesën tonë për një sistem efektiv të mbrojtjes ajrore kundër kërcënimeve të sigurisë, transferimi i teknologjisë dhe analiza kosto-përfitim ishin prioritet për ne”, tha presidenti Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet