Erdogan thekson Kushtetutën e re

Presidenti Erdogan tha se ata vazhdojnë një luftë të vendosur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Kushtetutën e re që planifikojnë do ta ndërtojnë mbi progresin që i kanë fituar vendit, me në krye Sistemin Qeverisës Presidencial.

Presidenti i Turqisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Recep Tayyip Erdogan u lidh drejtpërsëdrejti nga selia e partisë së tij me Kongreset e 7-ta të zakonshme të rretheve Artvin, Bilecik, Çankırı, Gaziantep dhe Igdir.

Në fjalimin e tij duke theksuar se ata vazhdojnë një luftë të vendosur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit, Erdogan tha: “Ne jemi duke punuar për të siguruar që sakrificat që kemi bërë deri më tani të mos shkojnë dëm dhe se nuk ka më kthim nga fitimet tona.”.

Duke shprehur se ata po punojnë që Turqia të fitojë një vend të fuqishëm për veten e saj në periudhën kur janë tronditur ekuilibrat globale politike dhe ekonomike, Erdogan tha: “Të gjitha partitë politike, të gjitha organizatat joqeveritare të vendit duhet të mbështesin një luftë të tillë.”.

“Një ditë më parë, ndërsa informuam popullin tonë për reformat ligjore dhe ekonomike, ne thamë gjithashtu se është koha për të diskutuar nevojën tonë për një kushtetutë civile. Kjo kushtetutë do të ndërtohet mbi përparimet historike që kemi sjellë në vendin tonë”, tha kreu i qeverisë turke.

“Një punim i tillë gjithëpërfshirës (për kushtetutën e re) do të ketë domethënie me përfshirjen e të gjitha shtresave në vend”, tha Erdogan duke vijuar më tej se duan të shohin këdo që dëshiron të japë një kontribut pozitiv në punimet e kushtetutës së re.

Kategoritë
BotaLajme