Erdogan sinjalizon një operacion të mundshëm kundër PKK/YPG-së në lindje të Eufratit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të bëjë atë që duhet kundër organizatës separatiste terroriste të PKK/YPG-së, në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk marrin masat e nevojshme në veri të Sirisë.

Erdoani foli në mbledhjen e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), në cilësinë e kryetarit të kësaj partie.

Kreu i shtetit turk u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) të mbajnë premtimet që kanë bërë për të nxjerrë nga zona e Menbixhit në Siri terroristët pjesëtarë të PYD-YPG-së, që është zgjatimi sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, dhe të cilët i ka vendosur vet në atë provincë.

Duke përmendur marrëveshjen e 4 qershorit, arritur në Uashington ndërmjet ShBA-së dhe Turqisë, Erdoani tha: “Afati i dakorduar në Menbixh ishte 90 ditë. Për fat të keq kjo nuk funksionoi. Nëse nuk do të funksionojë, atëherë ne dimë “si ta presim vet kërthizën tonë” (ta bëjmë vetë punë tonë). Hapat e duhur në lindje të Lumit Eufrat do të ndërmerren. Atë që duhet bërë kundër kësaj organizate YPG/PYD, ose më drejtë kundër PKK-së, do ta bëjmë në nivelin më të lartë. Dhe të gjitha këto nuk i bëjmë thjesht për sigurinë e vendit tonë, por edhe për qetësinë e atyre njerëzve që jetojnë në atë vend si fëmijë të braktisur.”

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet