Erdogan: Puçisti Haftar u arratis nga Moska pa firmosur armëpushimin

“Ne kurrë nuk do të përmbahemi për ti dhënë mësimin e merituar puçistit Haftar në rast se ai vazhdon të sulmojë qeverinë legjitime dhe vëllezërit tanë në Libi”, tha të martën Presidenti Erdoan në fjalën drejtuar grupit parlamentar të AK Partisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të martën mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM).

Duke reaguar ndaj puçistit Haftar, i cili u largua nga Moska pa nënshkruar tekstin e armëpushimit në Libi, presidenti turk tha se “nëse nuk do të kishte ndërhyrë Turqia, sot puçisti Haftar do të kishte marrë të gjithë vendin dhe i gjithë populli libian do të binte në kthetrat e mizorisë“.

“Në negociatat e djeshme në Moskë për hartimin e marrëveshjes së armëpushimit, qeveria e Tripolit manifestoi një pozicion pajtues. Përkundër këtij pozicioni, Haftari puçist nuk ishte në favor të nënshkrimit të armëpushimit. Fillimisht ai tha “Po”, por për fat të keq më pas ai u largua nga Moska; ai u arratis pa nënshkruar,”- tha Presidenti Erdoan, i cili gjithashtu iu referua përpjekjeve të ndershme të delegacionit turk.

“Përfaqësuesit tanë e nënshkruan dokumentin dhe ne aktualisht disponojmë të gjitha llojet e dokumenteve falë pozicionit të ndershëm të delegacionit tonë. Ne e përmbushëm misionin tonë. Pjesa tjetër i përket presidentit rus, Vladimir Putin dhe ekipit të tij. Asnjëherë nuk i mohojmë ato që themi, “theksoi Erdoan.

Kushtet e parashtruara nga Haftari tregojnë fytyrën e tij të vërtetë. Ne e dimë mjaft mirë që ai nuk ka një të kaluar të mirë as marrëveshjet e mëparshme. Ne nuk u çuditëm aspak nga refuzimi që i bëri ai armëpushimit. Por ndryshe nga herët e tjera këtë herë bëhet fjalë për angazhimin e Turqisë në këtë çështje. Bisedimet në Moskë duken pozitive pasi zbuluan fytyrën e vërtetë të puçistit Haftar,”- shtoi ai.

Erdogan njoftoi se ata do të ndjekin me vëmendje preferencat që do të bëhen në ditët në vijim midis Haftarit dhe qeverisë legjitime të vendit.

“Ne kurrë nuk do të përmbahemi për ti dhënë mësimin e merituar Haftarit puçist, në rast se ai vazhdon të sulmojë administratën legjitime dhe vëllezërit tanë në Libi”,- theksoi Erdoan.

Presidenti reagoi gjithashtu ndaj Beshar Esadit, i cili ende po përpiqet të shkelë armëpushimin në Siri. “Ne jemi të vendosur që edhe personalisht të parandalojmë përpjekjet e regjimit për të shkelur armëpushimin nëse do të jetë e nevojshme”,- tha Erdoan.

-Reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu)

Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoglu), tha se Procesi i Berlinit nuk do të ketë më kuptim nëse puçisti Haftar do të vazhdojë akoma të mos e firmosë marrëveshjen e arritur në Libi për të ndaluar konfliktet.

“Ne si Turqi, nën udhëheqjen e Presidentit [Erdoan], kemi bërë gjithçka që na takonte për arritjen e një armëpushimi dhe vendosjen e paqes në Libi. Kështu do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Por, në këtë skenar aktual, ne mund të shohim se kush është për paqen, kush është për luftë; dhe kush është për unitet në Libi”,- u shpreh shefi i diplomacisë turke.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet