Erdogan: Porta e Shën-Sofisë do të jetë e hapur për të gjithë, myslimanë-jomyslimanë

Në një fjalim drejtuar kombit të premten në mbrëmje Presidenti Erdogan tha se porta e Shën-Sofisë do të jetë e hapur deri në fund për të gjithë; vendas dhe të huaj, myslimanë dhe jomyslimanë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i drejtua kombit me një fjalim në lidhje me heqjen e statusit të muzeut me vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative (Këshilli i Shtetit) dhe hapjen e Shën-Sofisë për adhurim.

“Shën-Sofia, që është një trashëgimi e përbashkët e njerëzimit, do të vazhdojë t’i përqafojë të gjithë me statusin e saj të ri, me më shumë sinqeritet dhe në mënyrë shumë më autentike”, tha Erdoan dhe i ftoi të gjithë qëtë respektojnë vendimin e organeve gjyqësore dhe ekzekutive të Turqisë për Shën-Sofinë dhe nënvizoi se do ta pranojnë si shkelje të pavarësisë çdo sjellje dhe shprehje që i kalon kufijtë e opinionit.

“Të këmbëngulësh që Shën-Sofia të vazhdojë të mbetet muze është produkt i logjikës së njëjtë me atë të kërkosh mbylljen e Vatikanit për adhurim dhe shndërrimin e tij në muze”,- shtoi udhëheqësi turk.

Duke rikujtuar se Shën-Sofia lulëzoi me shndërrimin e saj në xhami pas ngadhënjimit të Stambollit nga perandori osman Sulltan Mehmeti II (Fatihu) në vitin 1453, Erdoan bëri këtë vlerësim në lidhje me pikën e arritur sot: “Kjo është një e drejtë plot 567-vjeçare. Nëse do të bëhet një debat mbi besimin, kjo nuk ka të bëjë me Shën-Sofinë, por me islamofobinë dhe ksenofobinë”.

Presidenti Erdoan tha se kombi turk e ka ruajtur gjithmonë Shën-Sofinë si beben e syrit. Aq sa nuk ka tentuar as t’ia ndryshojë as emrin origjinal që do të thotë ‘mençuria e perëndisë’, shtoi ai.

Namazi i xhumasë në Shën-Sofi do të falet më 24 korrik

Presidenti Erdoan tha se me namazin e xhumasë që do të falet ditën e premte, më 24 korrik 2020, planifikojnë që ta hapin pas 86 vjetëve për adhurim Shën-Sofinë.

Në Turqi janë të hapura për adhurim 435 kisha e sinagogë,- rikujtoi Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin e tij drejtuar kombit:

“Kjo panoramë është një manifestim i botëkuptimit tonë që i shikon si pasuri diversitetet”.

Ringjallja e Shën-Sofisë është lajmëtari i çlirimit të xhamisë al-Aksa”, përfundoi Erdoan.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet