Erdogan: Po të mundnin, terroristët e FETO-s do të shembnin Parlamentin

“Nëse do të ishin mjaft të fuqishëm, të jeni të sigurtë se ata nuk do të hezitonin të vrisnin presidentin, kryeministrin dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur të këtij vendi”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se gjatë tentativës për grusht shteti ushtarak më 15 korrik të vitit 2016, terroristët e FETO-s plotësisht do të kishin rrëzuar parlamentin turk nëse do të kishin qenë mjaft të fortë për ta bërë këtë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse do të ishin mjaft të fuqishëm, të jeni të sigurtë se ata nuk do të hezitonin të vrisnin presidentin, kryeministrin dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur të këtij vendi”, deklaroi Erdoğan në një tubim në kompleksin e parlamentit turk në përvjetorin e katërt të përpjekjes së dështuar të grusht shtetit ushtarak në Turqi, gjegjësisht me rastin e Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar që shënohet në këtë vend.

Presidenti Erdoğan theksoi se më 15 korrik miliona heronj u shfaqën në mbarë Turqinë, siç tha ai, “të gjithë së bashku duke lënë gjurmë në të ardhmen e kombit tonë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet