Erdogan: Pa marr parasysh ngjyrën e syve dhe të lëkurës, ngjyra e lotëve është gjithmonë e njëjtë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë fjalimit të tij në asamblenë e përgjithshme të OKB-së që u mbajt dje, reflektoi mbi krizat njerëzore dhe rastin e Myanmar, transmeton Gazeta e Re.

Ai tha se veprimet e ushtrisë ekstremiste budiste të Mianmarit po bëjnë një spastrimin etnik ndaj myslimanëve të Arakanit, ai tërhoqi vëmendjen se shoqërisë ndërkombëtare duke theksuar se nuk  kaloi mirë provimin në këtë dramë humanitare.

Presidenti shpjegoi se Turqia është duke bërë përpjekje edhe për zgjidhjen e kësaj krize dhe se anëtarët e familjes së tij së bashku me disa ministra kanë vizituar kampet e refugjatëve në Bangladesh dhe kanë filluar bashkëpunimin me organizatat publike dhe të shoqërive civile për të dërguar ndihma humanitare këtyre njerëzve.

“Në qoftë se nuk parandalohet kjo tragjedi atëherë ajo të jetë një njollë e re në historinë e njerëzimit”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk edhe njëherë kritikoi strukturën aktuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me fjalët “Bota është më e madhe se pesë”, ndërsa si alternativë të kësaj propozoi një strukturim të ri që do të përbëhej prej 20 vendeve anëtare me të drejtat dhe autorizime të njëjta.

Presidenti Erdogan fjalimin e tij e përfundoi me nje thënie te lashte afrikane, duke thënë “Pa marr parasysh ngjyrën e syve dhe të lëkurës, ngjyra e lotëve është gjithmonë e njëjtë”.

 

Kategoritë
BotaLajme