Erdogan nuk ka të ndalur, pas aeroportit më të madh në botë, ja projekti i radhës që synon (Video)

Aeroporti i Stambollit, faza e parë e të cilit u inaugurua dje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrjen e shumë të ftuarve të huaj të nivelit të lartë ishte tema kryesore e mediave ndërkombëtare, transmeton Gazeta e Re.

Ky aeroport do të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të aviacionit në botë me më shumë se 300 destinacione, përfshirë 250 fluturime ndërkombëtare.

Kapaciteti i fazës së parë të aeroportit do të jetë 90 mln pasagjer në vit ku do të punojnë 75 mijë veta, pas përfundimit të punimeve më 2023, ky aeroport do të ketë një kapacitet prej 200 mln pasagjer në vit dhe me 5 trilion tonë kargo, në të cilën do të punojnë 225 mijë veta.

Por siç shihet presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka plan të ndalet sa i përket realizimit të projekteve gjigande.

Sipas mediave turke, Turqia tani ne fokus do te këtë projektin “qindvjeçar”, Kanal Istanbul, i njohur ndryshe si projekti i çmendur i Eroganit.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan sot mbajti një konferencë për shtyp, ku dha detaje mbi projektin e ndërtimit të Kanalit të Stambollit (Kanal İstanbul), i shpallur për herë të parë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në vitin 2011 dhe i njohur në publik si “projekti i çmendur”.

Ministri turk tha se tani rendin e ka projekti “Kanal Istanbul”

“Gjurma ku do të kalojë kanali është e gjatë rreth 45 kilometra. Kanali do të bashkojë Detin e Marmarasë me Detin e Zi. Në kuadër të projektit për hapjen e Kanalit të Stambollit kanë nisur punimet e sondimin në brigjet e qytezës Kyçykçekmexhe (Küçükçekmece)”, shtoi Turhan.

Ndryshe, qëllimi i projektit 5 miliard dollarësh “Kanal Istanbul” është: të ulë barrën e trafikut të anijeve në Ngushticën e Bosforit; të reduktojë risqet nga anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme; krijimin e hapësirave moderne për banim përgjatë itinerarit të kanalit nëpërmjet transformimeve urbane që do të bëhen këtu. Përveç kësaj projekti synon që t’ia forcojë pozicionin Turqisë në aspektin e transportit ujor si dhe ta shndërrojë Stambollin dhe Turqinë në një destinacion më tërheqës.

Në kuadër të projektit, në Detin Marmara do të krijohen ishuj të vegjël artificialë duke mbushur detin.

Projekti “Kanali i Stambollit” planifikohet të përfundojë në vitin 2023. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet