Erdoğan: Më 24 korrik do të falet namazi i xhumasë në Ajasofja

Presidenti turk theksoi se Ajasofja do të vazhdojë të përfaqësojë të gjithë me statusin e saj të ri, në një mënyrë shumë më të sinqertë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pasi të përfundojnë përgatitjet, Turqia planifikon të fal namazin e xhumasë në Ajasofja më 24 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk theksoi se Ajasofja do të vazhdojë të përfaqësojë të gjithë me statusin e saj të ri, në një mënyrë shumë më të sinqertë.

Erdoğan njoftoi se pas heqjes së statusit të një muzeu, ne do të heqim pagesën për hyrje në Ajasofja.

“I ftoj të gjithë të respektojnë vendimet e marra nga organet gjyqësore dhe ekzekutive të vendim tim mbi Ajasofjan”, tha Erdoğan.

“Këmbëngulja që Ajasofja të mbetet si muze do të ishte një kërkesë e barabartë me atë që Vatikani të shndërrohet në muze”, shtoi ai.

Sipas tij, këmbëngulja që Ajasofja të mbetet si muze do të ishte “një kërkesë e barabartë me atë që Vatikani të shndërrohet në muze”.

“Ringjallja e Ajasofjas është thelbësore për çlirimin e Al-Aksas, hapat e muslimanëve për t’u çliruar nga pushtimi”, tha ai.

Më tej, Erdoğan theksoi se të drejtat e Turqisë mbi Ajasofjan nuk janë më të pakta se të atyre që ndërtuan kompleksin historik pothuajse 1.500 vite më parë.

“Unë theksoj se do ta hapim Ajasofjan si një xhami duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit”, tha presidenti Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet