Erdogan ‘leksion’ Macronit: Franca nuk ka të drejt që të flas për ngjarjet në Detin Mesdhe (Foto)

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje ka arritur në qytetin Osaka të Japonisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20-tës e cila ka filluar sot, njofton Gazeta e Re.

Liderët e 20 vendeve me te fuqishme te botes për nga aspekti ekonomik, para samitit janë takuar ne hollin e sallonit te konferencës, ku ata kane gjetur hapësirë te flasin me njëri-tjetrin.

Sipas mediave turke, në një takim të shkurtër mes Erdogan, Trump dhe Macron, presidenti turk duke u drejtuar presidentit francez ka theksuar se Franca nuk ka të drejtë të flas për gjendjen në Detin Mesdhe madje as të flas në emër të Qipros Jugore/Greke pasi që Franca nuk është garantor i këtij shteti.

Këto komente Erdogan kishte bërë edhe gjatë një konference për media para disa dite si reagim ndaj deklaratave të Emmanuel Macron i cili kishte shprehur shqetësimet e Francës për aksionet e sondazheve në Detin Mesdhe.

“Franca nuk ka të drejtë të flas për kërkimet tona në Detin Mesdhe, ne kërkojmë atë që na takon neve, Franca nuk ka të drejtë të flas as në emër të Qipros Jugore/Greke pasi që Franca nuk është garantor i këtij shteti, Granatoret e Qipros Jugore janë Anglia, Greqia dhe Turqia”, tha Erdogan, raporton DHA, përcjell Gazeta e Re.

Ndryshe, pas pozimit në një fotografi familjare, udhëheqësit ndoqën një eveniment të veçantë me temën “Ekonomia digjitale”, pas së cilit u mbajt sesioni i parë me temën “Ekonomia globale, tregtia dhe investimet”.

Më vonë, liderët do të mbajnë takime bilaterale dhe do të marrin pjesë në një seancë mbi “Inovacionin”. Dita e parë e samitit do të përfundojë me një ngjarje kulturore dhe Darkën e Liderëve të G20-tës.

Kurse dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me një seancë të veçantë mbi temën “Fuqizimi i gruas”. Pasdite, udhëheqësit është planifikuar të marrin pjesë në sesionin përfundimtar të samitit me temën “Ndryshimet klimatike – Mjedisi dhe energjia”.

Në takim, i ndjekur nga më shumë se 2.000 gazetarë nga e gjithë bota, marrin pjesë 30.000 persona, përfshirë 19 liderë dhe delegatë nga Bashkimi Evropian. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme