Erdoğan: Kemi dakordim të plotë për ruajtjen e unitetit politik të Sirisë

“Jemi në një periudhë në të cilën duhet të marrim përsipër më shumë përgjegjësi për garantimin e paqes në Siri”, theksoi Erdoğan.

Ka filluar samiti trepalësh mbi Sirinë, i cili mbahet në Ankara në rezidencën Çankaya me pjesëmarrjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti rus, Vladiir Putin dhe presidentit iranian, Hassan Rouhani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi dakordim të plotë për sa i përket ruajtjes së unitetit politik dhe integritetit territorial të Sirisë, ruajtjes së qetësisë në terren dhe gjetjes së një zgjidhjeje politike permanente për krizën siriane”, tha presidenti Erdoğan në samit.

Sipas presidentit turk, platforma e Astanës është “përpjekje unike” për të gjetur zgjidhje efektive për Sirinë.

“Jemi në një periudhë në të cilën duhet të marrim përsipër më shumë përgjegjësi për garantimin e paqes në Siri”, theksoi ai.

“Turqia ka qenë pranë popullit sirian në periudhat më të vështira dhe më të mundimshme”, shtoi Erdoğan.

Ndërkaq, presidenti Rouhani deklaroi se, “Irani beson se kriza në Siri mund të zgjidhet vetëm përmes rrugëve politike dhe me pjesëmarrjen e popullit sirian”.

Rouhani theksoi se prania e SHBA-ve në Siri nuk është legjitime dhe se forcat amerikane duhet të largohen nga rajoni sa më shpejt që të jetë e mundur

Ky është samiti i pestë i këtij lloji për Sirinë sipas formatit të Astanas ku diskutohen zhvillimet e fundit në qytetin veriperëndimor Idlib, kthimin vullnetar të refugjatëve dhe zgjidhjen politike për krizën në Siri.

Kurse presidenti rus, Vladimir Putin tha se: Me përpjekjet tona të përbashkëta është arritur stabiliteti në territorin sirian dhe niveli i dhunës është zvogëluar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet